Futboll Sport

BROJA NIS FAZËN E RE TË RIKUPERIMIT/ Sylvinho “kryqëzon” gishtat, Chelsea nuk e shet sulmuesin shqiptar

Pas katër muajsh që kur u dëmtua në një ndeshje miqësore, duke kryer edhe një ndërhyrje kirurgjikale, Armando Broja ka nisur një fazë të re rikuperimi, duke u stërvitur në mënyrë individuale. Ka qenë vetë Broja që përmes një postimi në rrjetet sociale ka zbuluar se ka nisur seancat stërvitore, teksa shihet në palestër duke kryer ushtrime.

Ende nuk dihet se kur do jetë gati për t’u rikthyer në fushën e blertë, por rinisja e stërvitjes është një lajm i mirë. Natyrisht, për Chelsea ai e ka humbur këtë sezon. Por në krahun tjetër, trajneri i Kombëtares shqiptare, Silvinjo, shpreson ta ketë gati për dy sfidat e qershorit, kundër Moldavisë dhe Ishujve Faroe.

Broja

Janë dy muaj kohë dhe stafi kuqezi kryqëzon gishtat që Broja të rikuperohet plotësisht. Ndërkohë, Chelsea pritet të nisë një operacion “fshesa” gjatë verës. Sipas raportimeve të medieve britanike, tetë lojtarë do të duhet të largohen nga skuadra.

Emrat e rrezikuar në këtë merkato janë: Joao Felix, Azpilicueta, Havertz, Ziyech, Pulisic, Aubameyang, Gallagher dhe Kovacic. Siç shihet, mungon emri i Brojës, tek i cili drejtuesit e Chelsea-s kanë besim.

Related posts

“LEGJEONARËT”/ Start i mbarë i mesfushorit Qose, shënon golin e parë të kampionatit çek (VIDEO)

Delo.autor

PËRGËNJESHTRON INZAGHIN DHE PARALAJMËRON INTER/ Gasperini: Do të na ndihmojë për disa aspekte, kur…

Delo.autor

SULM ME ARMË DHE HOMOFOBI/ Neymar rrezikon dënimin e rëndë nga autoritetet braziliane

Delo.autor

Leave a Comment