Futboll Gossip Sport

GEORGINA THYEN HESHTJEN/ Flet për krizën e supozuar: Ziliqari shpik…idioti i beson

Georgina Rodríguez dhe Cristiano Ronaldo kanë qenë sërish në qendër të vëmendjes. Javët e fundit ka pasur edhe një herë spekulime për një krizë të mundshme në çift, diçka që filloi të diskutohej pas nënshkrimit të portugezit nga Al-Nassr.

Këto ditë ka qenë shtypi portugez ai që është rikthyer për të folur për marrëdhënien e çiftit tejet mediatik. Por ka akoma më shumë. Dhe pikërisht në orët e fundit është përfolur edhe dëshmia e një gjoja pjesëtari të ekuipazhit të avionit privat të çiftit.

Konkretisht, ky person siguron se çifti ka pasur një diskutim shumë të ashpër në një udhëtim drejt New York-ut, rreth një muaj më parë. Para gjithë këtyre polemikave, ka reaguar Georgina.

1

 

 

Ajo e ka bërë përmes Instagramit, ku ka afro 50 milionë ndjekës. “Ziliqari shpik thashethemet. Pastaj i përhap thashethemet. Dhe idioti i beson” – shkruan partnerja e Ronaldos, duke përgënjeshtruar kështu një krizë të mundshme në çift.

Related posts

SONDAZHI/ Superiorja, cila nga skuadrat është favorite për titullin kampion?

Delo.autor

BATE BORISOV-ARSENAL/ “Vendasit” kalojnë në avantazh, shënon Dragun

Delo.autor

Penallti më të çmendur nuk keni parë

Sadik.Autor

Leave a Comment