Futboll Sport

HABIT ME DEKLARATËN/ Balotelli: Messi dhe CR7 kanë fituar Topa të Artë vetëm se unë luajta me 20% të kapacitetit

Mario Balotelli është shquar gjithmonë si një lojtar problematik, i cili nuk ka ditur asnjëherë ta shfrytëzojë kapacitetin e tij në fushën e blertë.

Sulmuesi italian ka luajtur në klube të mëdha si Inter, Milan e Manchester City, por që sjelljet e tij josportive dhe moserioziteti në punë e lanë pas dhe nuk mundi ta shfrytëzonte aftësinë e jashtëzakonshme që kishte në futboll.

Madje, ish-përfaqësuesi italian zbulon se ish-menaxheri i tij, i ndjeri Mino Raiola i kishte thënë se do të mundë të arrinte shumë më tepër në karrierë nëse do të punonte më shumë me kokën e tij, e cila i ka sjellë telashe të mëdha dhe zënka me trajnerë e bashkëlojtarë, por edhe me tifozë kundërshtarë.

“Raiola më thoshte gjithmonë se Ronaldo e Messi kanë fituar aq shumë Topa të Artë sepse unë luajta me 20% të kapacitetit tim dhe se, nëse do të luaja me 100%, do t’i fitoja unë Topat e Artë. Nëse e shikoj karrierën time, e kam vetëm një merak dhe pendim: Kam mundur të bëja më shumë”, deklaroi Balotelli.

“Unë i lëshova disa mundësi për të qenë në nivel të tyre. Por, jam 100 për qind i sigurt se kualitetet e mia janë të nivelit të njëjtë me të tyre. Por unë… i humba disa shanse, më kupton? Kjo ndodh. Unë nuk mund të them se jam i mirë si Ronaldo, sepse ai ka fituar shumë Topa të Artë. Pesë. Nuk mund ta krahasosh veten me Messin e Ronaldon, askush s’mundet. Por, nëse flasim veç për kualitetin, për kualitetin futbollistik, nuk kam pse të jem xheloz në ta, të jem i sinqertë”, shtoi Balotelli.

Ai e pranon se me zemër është tifoz i Milanit, por që për krejt çka ka arritur në karrierë i është falënderues dhe mirënjohës Interit, posaçërisht ish-presidentit të këtij klubit, Massimo Moratti.

Related posts

TIRANA i plotëson dëshirën ZE MARIAS, bardhelutë bëjnë biznes me MILANIN

Isa.Autor

“JAM I PËRGATITUR…”/ Xavi prezantohet te Barcelona: Do të gëzohemi dhe do të fitojmë

Delo.autor

Flamurtari rikthehet te fitorja, Duro: Ja çfarë bëj nëse ka pak me Skënderbeun

Sadik.Autor

Leave a Comment