Futboll Sport

LIGA E EUROPËS/ Juventusi dhe Junajtid në fushë, mësoni ndeshjet çerekfinale të mbrëmjes së sotme

Liga e Europës është futur në fazën çerekfinale, me katër përballje interesante që rezervohen mbrëmjen e sotme.

Në orën 18:45, do të përsëritet dhe njëherë finalja e Tiranës, me Fejnordin që do të presë Romën.

Në orën 21:00, do të luhet akti i parë mes leverkusen dhe Rojal Union, fituesi i së cilit do të përballet me të kualifikuarin e Fejnord-Roma.

Po në këtë orë luhen dhe dy supersfidat e tjera. Juventusi pret Sportingun e Lisbonës brenda në Torino. Bardhezinjtë e shikojnë këtë kompeticion si një rrugë të lehtë për të shkuar në Champions, por Sportingu mund të surprziojë sërish, ashtu siç bëri në fazën paraardhëse kundër Arsenalit.

Nga ana tjetër, Mançester Junajtid do të presë në “Old Trafford” Sevijën. “Djajtë” shihen si pretendenti kryesor për të ngritur lartë trofeun, por 6-herë fituesit e këtij kompeticioni kërkojnë të bëjnë surprizën.

NDESHJET:

FEJNORD – ROMA 18:45

LEVERKUSEN – ROJAL UNION SG 21:00

JUVENTUS – SPORTING 21:00

MANÇESTER JUNAJTID – SEVIJA 21:00

Related posts

PO SHKËLQEJNË ME MILAN NË KËTË FILLIM SEZONI/ Drejtuesit e “Kuqezinjve” nisin nga puna për të blerë dy talentet

Delo.autor

TRIUMFOJNË PA CR7/ Juventus i falet Dybalas

Delo.autor

I HABIT TË GJITHË ME DEKLARATËNE TIJ/ De Bruyne: Koronavirusi do ta zgjasë karrierën time…

Delo.autor

Leave a Comment