Chiesa

Sipas Tuttosport: Chiesa nuk është i paprekshëm, nëse gjërat nuk zgjidhen në fund të këtij sezoni, Chiesa mund të largohet nëse vjen oferta e përshtatshme. Në një situatë të ngjashme ndodhet Dusan Vlahovic.

Vlahovic

Sulmuesi serb nuk shënon prej dhjetë ndeshjesh radhazi, e ka shumë të vështirë të jetë produktiv në lojën e Allegrit. Nëse Juve nuk kap Champions, e sigurt është që sulmuesi do të largohet. Agjentët e Vlahovic ia kanë ofruar Arsenalit dhe Bayern Munich shërbimet e tij. Nga ana tjetër, Juve kërkon minimalisht 70 milionë euro për kartonin e Vlahovic.