Futboll Sport

ARSENAL NUK DORËZOHET/ Minus një pikë nga kreu. United në rënie të lirë

Arsenal nuk ka ndërmend të dorëzohet në garën për titull në Premier League. “Topçinjtë” thyejnë pastër 0-2 në transfertë Newcastle duke e dërguar diferencën në minus një pikë nga Man.City kryesues, por ekipi i Arteta-s ka një ndeshje më shumë. Dy ekipet dhuruan një 90-minutësh të çmendur me raste për shënim.

“Qymyrxhinjtë” ishin të parët që i shkuan shumë pranë golit të avantazhit duke goditur shtyllën pingule. Pak minuta më pas, Odegard, heroi i derbit përballë Chelsea, bën sërish protagonistin duke realizuar një gol të bukur me një goditje të saktë nga distanca.

Historia ishte e njëjtë edhe me fillimin e pjesës së dytë, Newcastle godet shtyllën ndërsa Arsenal shënon. Martinelli me një aksion personal detyroi Schar të devijojë topin në portën e tij. Nuk arrin të reagojë në këtë fund sezoni Man.United.

“Djajtë e kuq” pësuan humbjen e dytë radhazi në Premier League, këtë herë u mposhtën nga West Ham me rezultatin minimal 1-0. Vendasit gjetën golin e avantazhit në minutën e 27-të ku një gafë e De Geas rezultoi përcaktuese. Man.United rrezikon në këtë mënyrë të komprometojë të gjithë sezon pasi diferenca me Liverpool e vendin të pestë është vetëm një pikë.

Related posts

ZYRTARE/ Ja fjalët e para të Shaqirit si lojtar i Liverpoolit

Isa.Autor

“FERRARI ANGLEZ”/ Mbrojtësi i përfaqësueses rinovon për 5 vite me Man United

Isa.Autor

Mourinho-mediave: Nuk do të transferojmë sulmues, spekuloni diçka tjetër

Q.Autor

Leave a Comment