Futboll Sport

LEAO RINOVON ME MILANIN/ Ja kur pritet të hidhet firma e portugezit në kontratë

Numërimi së prapthi për nënshkrimin e Rafael Leaos për rinovimin e shumëpritur me Milanin ka nisur. Në fakt, takimi për t’i dhënë fund telenovelës që zgjat prej më shumë se një viti është planifikuar në fillim të javës. Portugezi dhe kuqezinjtë kanë arritur një marrëveshje për zgjatjen në 5.5 milionë euro në vit plus bonuse.

Leao Milan

Vullneti i sulmuesit që ka gjetur një familje të dytë me kuqezinjtë ka qenë vendimtar. Maldini dhe Masara, pas muajsh e muajsh negociatash, arritën të fusin një klauzolë prej 175 milionë eurosh.

Nuk ka më dyshime: Leao ka vendosur të qëndrojë te Milani, pavarësisht kualifikimit ose në Championsin e sezonit të ardhshëm. Një tjetër akt dashurie nga portugezi, pasi ai refuzoi Çelsin verën e kaluar në ditët e fundit të merkatos.

“Djalli” ka vendosur të vërë bast tek ai për të vazhduar projektin e një ekipi të ri dhe konkurrues. Projekt që është i destinuar të vazhdojë pavarësisht eliminimit të keq ndaj Interit në Champions.

Kujtojmë se kur na ndajnë edhe tri ndeshje nga fundi i sezonit kuqezi, Leao ka qenë në fushë në 45 nga 50 ndeshjet që ka luajtur Milani duke regjistruar 13 gola e po aq asiste në të gjithë turnetë. Në Serinë A ai ka thyer rekordin personal të golave e me tri ndeshje në dispozicion, mund të përmirësojë ende statistikat e tij.

Related posts

Në listë edhe Vidal me Bernat, Bayern Munich i plotë drejt Spanjës

Sadik.Autor

CHAMPIONS/ Bayern kthehet në finale pas 7 vitesh! Likuidon hirushen e bukur Lyon

Delo.autor

Lucas Biglia do të jetë i aftë për Argjentinën në Kupën e Botës

Sadik.Autor

Leave a Comment