Futboll Sport

“A KENI SHANSE TI SHENONI CITYT?” Gazetari shqiptar shkakton të qeshura në konferencën e Interit

Sot është finalja e madhe e Uefa Champions League në Stamboll, Inter-Manchester City. Një ditë më parë përfaqësuesit e dy ekipeve dolën në konferencën e fundit për shtyp, ku për skuadrën italiane dolën trajneri Simone Inzaghi, mesfushori Hakan Cahlanoglu dhe mbrojtësi Darmian.

Mesfushori turk mori një pyetje interesante nga gazetari shqiptar nga Kosova, Arlind Sadiku që në fakt shkaktoi të qeshura të mëdha në konferencë.
A prisni ndonjë shans për t’i shënuar gol Manchester Cityt, duke e parë se çfarë i bëri Real Madridi”, ishte pyetja e gazetarit shqiptar në drejtim të futbollistit turk.
Calhanoglu fillimisht nuk i mbante të qeshurat, pastaj u përgjigj: “Po, pse jo? Të shënon nuk është e rëndësishmja këtu. Më e rëndësishme është të fitosh ndeshjen”.

Related posts

Vllaznia përmbys ndaj Kukësit dhe shpreson, Kamza bie ndaj Laçit, Teuta fiton me goleadë

Sadik.Autor

Arsenali e Chelsea në “luftë” për Allegrim

Sadik.Autor

Dëmtohet Da Silva, shans për Sadikun te Legia e Varshavës

Q.Autor

Leave a Comment