Futboll Sport

ÇMENDURI PËR NJË PORTIER/ Chelsea bën “pazar” në Milano, ofron 90 mln euro

Chelsea shpenzoi afro 600 milionë euro brenda një viti, në vitin e parë post-Abramovic, por harruan të blinin një portier. Blutë e Londrës janë futur me kohë të plotë në merkato për të gjetur një gardian të ri, për momentin është ky prioriteti i stafit drejtues. Nga Anglia shkruajnë se Chelsea po bën çmenduri financiare për të blinduar portën.

Menja

Pak ditë më parë janë paraqitur në dyert e Milanit me një ofertë zyrtare prej 90 milionë euro për Mike Maignan, ofertë që është refuzuar për momentin nga kuqezinjtë. Përballë një refuzimi të tillë, blutë kanë ndryshuar destinacion, kanë kaluar nga pjesa tjetër e Milanos, nga ajo zikaltër, ku po tentojnë të sigurojnë shërbimet e Onana-s.

Andre Onana

Inter mund të lë të lirë portierin, por jo pa marrë fillimisht atë që kërkojnë, 70 milionë euro. Me Onana-n diskutimi është pak më ndryshe pasi drejtuesit e Chelsea-t kërkojnë të përfshijnë në negociata edhe shërbimet e Romelu Lukaku-t, një lojtar që Inter kërkon ta mbajnë në Milano.

Related posts

MANCHESTER UNITED-LEIPZIG/ “Djajtë e Kuq” kërkojnë fitoren e radhës në Champions (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

RRËFIMI i Pirro Dhimës: Si e braktisa Shqipërinë me taksi, grekët ma sollën pasaportën në avion

Delo.autor

Presidenti Meta dorëzon trofeun, Skënderbeu ngre për herë të parë Kupën e Shqipërisë (VIDEO)

Sadik.Autor

Leave a Comment