Futboll Sport

E ARDHMJA NË DYSHIM/ Mourinho-Friedkin vjen takimi i parë

Në Romë, pas disfatës në finalen e Europa League, e gjithë vëmendja është kthyer rreth Jose Mourinho-s dhe të ardhmes së tij. Humbja e një finaleje nuk lë kurrë një shije të mirë, pavarësisht rrethanave apo pritshmërive. Për herë të parë në karrierë Special One humbi një finale Evropiane, një përfundim që e tërboi, priti dhe ofendoi gjyqtarin e takimit ndërsa ishte shumë i ashpër edhe në konferencë për shtyp. Kjo sjellje pritet t’i kushtojë shumë, një dënim të mundshëm nga UEFA.

Jose

Në rikthimin e tij në Romë, Mourinho ka qëndruar i veçuar, në heshtje, por mediat zbulojnë se mes tij dhe drejtuesve të klubit ka pasur një takim të shkurtër. Mourinho kërkon të qëndroj në kryeqytet, të paktën edhe për një tjetër vit, por më parë kërkon garanci nga ana e klubit. Portugezi kërkon përforcime në merkato, për të konkurruar në dy fronte, Serie A dhe Evropë, ndërsa kërkon gjithashtu edhe mbështetje të plotë nga drejtuesit për të përballuar situata të ndryshme si kjo me arbritrat.

Related posts

Aleat i fortë për Vllazninë, klubi jep lajmin e madh

Sadik.Autor

Deklarata shokuese/ Ventura pranon FAJIN: Bëra mijëra GABIME, nuk do të pranoja…

Isa.Autor

NGACMOI MODELEN NË “INSTAGRAM”/ Ja dënimi që merr Federata Egjiptiane për futbollistin 25-vjeçar

Delo.autor

Leave a Comment