Futboll Sport

I DYTI MË I SHTRENJTË QË BLEU/ Real Madrid prezanton talentin anglez, do të mbajë numrin e legjendës

Jude Bellingham është prezantuar sot zyrtarisht si futbollist i Real Madridit. Në një konferencë të gjatë shtypi, Belingam i përgjigjet të gjitha pyetjeve të gazetarëve ndërkohë që klubi kishte përgatitur edhe një video prezantimi të lojtarit, me momentet më të bukura të karrierës së tij që nga fillimi.

Bellingam ka zgjedhur të veshë fanellën me numrin 5. Ndoshta për një lojtar si Bellingham, duket një numër jo i zakonshëm megjithatë është një numër me shumë vlerë kur bëhet fjala për Real Madrid. Në të shkuarën, numrin 5 te Reali e ka mbajtur edhe legjenda Zinedine Zidane.

Bellingham u transferua nga Dortmundi për shumën e 103 milionë eurove, ndërkohë që edhe 30% do të rritet shuma për shkak të bonuseve. Talenti anglez bëhet blerja e dytë më e shtrenjtë nga Real Madrid pas Eden Hazard.

Related posts

“DERBI E HUMBUR NGA NIVELI MENTAL”/ Trajneri Pioli: Jam i zemëruar me lojtarët e mi!

Delo.autor

PAS ELEMINIMIT NGA EUROPA LEAGUE/ Gattuso: Më vjen të plas, Duhet ta hanim fushën pasi…

Isa.Autor

DUHEJ TË KISHTE RINOVUAR/ Ja arsyeja e vonesës së marrëveshjes mes Ibrahimovic dhe Milan…

Delo.autor

Leave a Comment