Futboll Sport

TËRBOHET MANCHESTER UNITED/ Jo vetëm Declan Rice, “djajtë e kuq” kërkojnë yllin e Milanit

Qendra e merkaton edhe këtë herë pritet të jetë Anglia, aty ku klubet vijojnë të shpenzojnë miliona. Man.United mbetet në pritje për të kuptuar se cilët do të jenë pronarët e rinj të klubit, për të lëvizur më pas në merkato, por në të njëjtën kohë kanë piketuar disa nga lojtarët ku do të investojnë. “Djajtë e kuq” kërkojnë të thyejnë hegjemoninë e Man.City dhe pritet të lëvizin fuqishëm në merkato. Sipas La Gazzetta dello Sport:

Theo

Man.United ka shfaqur interesim për Theo Hernandez. Anësori francez prej vitesh është kthyer në pikën e referimit te Milan, një titullar i pa diskutueshëm, një nga më të mirët në rolin e tij. Largimi i Maldinit dhe pjesës tjetër të stafit drejtues ka ndryshuar shumë balancat në shtëpinë e Milanit. Hernandez nuk është i pashitshëm, mund të largohet nëse vjen një ofertë prej 60 milionë euro.

West Ham United V Manchester United Premier League

Në Angli, pas Harry Kane, një nga emrat më të lakuar është edhe Declan Rice. Për kapitenin e West Ham ka shpërthyer një gare e madhe mes klubeve të Premier League. West Ham ka refuzuar ofertën e parë prej 100 milionë euro të ardhur nga Arsenal. Në garë për mesfushorin së fundmi janë futur edhe ekipe si Man.United, Man.City dhe Chelsea.

Related posts

FESTON 24 VJETORIN/ Ja dhurata që i bën Inzaghi për ditëlindje Valon Berishës (FOTO)

Delo.autor

FITOI BETEJËN ME KORONAVIRUSIN/ Ish-presidenti i FIFA-s Blater: Kam patur vetëm ftohtë dhe temperaturë të lartë

Delo.autor

TOPI I ARTË/ Ramos: ”Champions Leaguen do e fitojë Juventus”

Isa.Autor

Leave a Comment