Futboll Sport

“ANÇELOTI 3” NIS LLOGARITË/ Mbape është pikëpyetja e madhe. Ja objektivat e sfidat

Reali i Madridit 2023-‘24 tashmë ka filluar rrugëtimin tij, ku të gjithë, me Ançelotin në krye, shpresojnë të shkojë sa më larg. Sigurisht që pikëpyetjet nuk mungojnë, duke nisur që nga merkatoja.

Presidenti Perez i ka bërë shpejt lëvizjet duke afruar 5 lojtarë, por ka mbetur dhe guri i fundit, ai më i rëndësishmi, Kilië Mbape.

Por cilido qoftë rezultati me francezin, e vërteta është se Ançeloti tashmë i ka të qartë objektivat për të cilët ai shpreson të luftojë deri në fund. Aq më tepër që ky shënon dhe sezonin e lamtumirës për trajnerin italian, që do t’i bashkohet Brazilit nga qershori i vitit 2024.

TROFETË – Sezoni i kaluar u mbyll me disa trofe për Realin. Por pavarësisht faktit se “los blancos” në sezonin që lamë pas arritën të fitonin Superkupën e Europës, Kupën e Botës për Klube dhe Kupën e Mbretit, tashmë dihet se në Madrid këta trofe vlejnë pak dhe për rrjedhojë, objektivat do të jenë sërish Liga e Kampioneve, mbi të gjitha, por edhe rivaliteti deri në fund me Barcelonën për sa i përket titullit në La Liga.

TË RINJTË – Në seksionin më thjesht sportiv, një tjetër nga aspektet në të cilat Ançeloti duhet të fokusohet është përparimi i të rinjve – si atyre që kanë nënshkruar këtë verë, si atë të mëparshmit – që duhet të vazhdojnë zhvillimin e tyre si futbollistë. Ky është rasti i Arda Gylerit apo Xhud Bellingamit, të cilët gjithashtu do të duhet të ambientohen këtë vit.

VETERANËT – Nga të rinjtë, te veteranët. Sezoni 2023-‘24 praktikisht mund të jetë i fundit për lojtarë si Modriç dhe Kros, që pasi kanë fituar gjithçka, ka ardhur koha t’ua kalojnë stafetën të rinjve.

YJET – Si gjithmonë te Reali, trajneri në detyrë, në këtë rast Ançeloti, do të duhet të përballet me luftën e egove në dhomat e zhveshjes, veçanërisht nga yjet. Vetëkuptohet që nëse Mbape përfundimisht shkon në Madrid, dora e Ançelotit duhet të jetë kyçe në vitin e parë./Panorama Sport

Related posts

TENIS/ Djokovic vendimtar, Serbia triumfon në ATP Cup

Delo.autor

Ja cili do të jetë gjyqtari i parë në “Rusi 2018”!

Sadik.Autor

“EDI REJA MË KËRKOI QË TË KONTAKTOJA DHE…”/ Zbulohet mesazhi i Salihit dërguar talentit që po shkëlqen në Bundesliga

Delo.autor

Leave a Comment