Futboll Sport

ARABIA SAUDITE JOSH POGBA/ Ofron 100 milion euro, Vlahovic drejt Chelsea

Radarët e Arabisë Saudite bien edhe mbi Paul Pogba. “Tuttosport” tregon se si francezi fluturoi në Lindjen e Mesme për të vizituar mjediset e Al Hittad, të drejtuar nga Nuno Espirito Santo, i cili është gati t’i ofrojë francezit një marrëveshje 3-vjeçare me vlerë 100 milionë euro, plus bonuse.

“E ardhmja jote këtu? Jo sot, le të shohim nesër, – thotë Pogba regjistruar në video nga një tifoz. Tek Al Hittad, “oktapodi” do të gjente bashkatdhetarët e tij Kante dhe Benzema. Mbi të gjitha duke u larguar nga Juventusi do t’i jepte klubit bardhezi një asist, gati për t’u hedhur në drejtim të Milinkovic-Savic, por edhe serbi së fundmi ka marrë një ofertë nga Arabia.

Mbetet për t’u shkruar edhe e ardhmja e Dushan Vlahovic te Juventusi. Sulmuesi serb nuk është më aq i lumtur dhe disa ndërmjetës kanë lëvizur për të treguar gatishmërinë e Chelseat për të sjellë sulmuesin në Premier League, por Juventus dëshiron kontakt të drejtpërdrejtë nga Blutë përpara se të ulet për të negociuar.

Dhe këtu mungon një ofertë zyrtare, me Zonjën e Vjetër që pretendon të paktën 80 milionë euro nga shitja nëse në tratativa nuk futet ndonjë shkëmbim.

Related posts

PAS 10 VITESH NGA BLERJA E BENZEMA/ Perez do blejë një “9-sh” në verën e ardhshme, ja emri i bujshëm

Delo.autor

NDER SHUMË I MADH PËR “LOS BLANCOS”/ Griezmann mund të REALIZOJË ËNDRRËN e Perez

Isa.Autor

RIKTHEHET NË SPANJË/ Sulmuesi Falcao bashkohet me futbollistin e Kombëtares shqiptare tek…

Delo.autor

Leave a Comment