Futboll Sport

EFEKTI DOMINO I MERKATOS/ Largimi i Mbappe nga PSG trazon tregun e sulmuesve në Evropë

PSG tashmë ka komunikuar se Kylian Mbappé është në treg, por ka vetëm një klub që mund ta nënshkruajë atë, Real Madrid. Drejtuesit parizienë duan 200 milionë, por brenda filozofisë së Florentino Perez, shpenzimi është sigurisht i tepërt, duke qenë se ai ka shpenzuar tashmë 130 milionë në këtë merkato, pa harruar që Mbappé kërkon bonuset e tij financiare, natyrisht kërkon të jetë më i paguari në Evropë.

Megjithatë, Reali, i djegur nga transferimi i munguar një vit më parë, e dëshiron shumë atë, i bindur se mund të amortizojë çmimin e Mbappes duke ndërtuar një super skuadër, si një markë që mund të monopolizojë tregun botëror të futbollit.

Tashmë, përveç aspektit teknik, klubet kanë prioritete të quajtura marketing dhe merchandising. Largimi i Mbappe nga Parisi sjell një efekt domino të madh. Përveç Harry Kane, i cili duket i destinuar për Bayern, merkato botërore ofron dy lojtarë veçanërisht tërheqës të Serie A. Njëri është Victor Osimhen. Presidenti i Napolit kërkon diçka afër 200 milionë, por PSG natyrisht që nuk do ta merrte kurrsesi me këtë çmim.

Prandaj hipoteza e Vlahovic duket më e mundshme. Para së gjithash për çmimin, mes 70 dhe 80 milionë euro, edhe pse Juventus kërkon 90 milionë. Efekti domino do të vijonte, me Zonjën e vjetër që do t;i ofronte Chelseas rreth 35 milionë euro për Romelu Lukakun, edhe pse ky i fundit do Interin.

Related posts

E BUJSHME/ Sulmuesi i INTERIT e pranon: Jam i GATSHËM për Premier League

Isa.Autor

Forma e DOBËT e kombëtares/ Gjoka: Panucci nuk ka gjetur ende boshtin por i duhet…

Isa.Autor

MERKATO E VERËS/ “Formula Chiesa” nuk bind, Arsenal mund t’i vjedhë objektivin Juventus-it…

Delo.autor

Leave a Comment