Futboll Sport

ZËNKA ME CONTEN/ Sulmuesi i Tottenham: Ishte i hekurt, ai shpenzoi dy orë me radhë duke më bërtitur…

Richarlison ka dhënë anën e tij të historisë në lidhje me përplasjen ndaj ish-trajnerit të Tottenham, Antonio Conte gjatë sezonit 2022-23. Në mars, Richarlison kritikoi Conten se nuk i kishte dhënë kohë të mjaftueshme për të luajtur në ekipin e parë të Spurs. Sulmuesi brazilian, në një bisedë me podcastin Que Papinho, zbuloi se çfarë bëri Conte për ta ndëshkuar atë pas intervistës së tij origjinale.

“Unë bëra një gabim duke dhënë një intervistë ku i kërkoja atij të luaja më shumë. Më pas i kërkova ndjesë dhe i thashë se mund të më ndëshkonte. Më përgjigjet menjëherë se shefi ishte ai. Ishte mënyra e tij për t’i bërë gjërat. Conte ishte një rreshter i hekurt. Ai shpenzoi dy orë me radhë duke më bërtitur në sy të të gjithë shokëve në një takim”, – tha ai.

Related posts

SHPËRBLEHEN PËRPJEKJET/ Bolt nis zyrtarisht stërvitjen si futbollist profesionist (FOTO)

Isa.Autor

BARAZIMI ME UDINESEN NUK MJAFTON/ Gjithçka ters për Allegrin, Juventus humbet blerjen e re. Ja shkaku…

Delo.autor

ANALIZON KAMPIONATIN/ Trajneri Inzaghi tregohet realist: Bravo Milan, por favorit për titull është…

Delo.autor

Leave a Comment