Futboll Sport

DEBUTIM ËNDRRASH PËR BELLINGHAM/ Gol që në start, Ancelotti e përkëdhel: Është i jashtëzakonshëm

Me vetëm një transferim të bujshëm, Jude Bellingham, por Real Madrid shkëlqen që në start. Ekipi i Ancelottit del me pikë të plota nga sfida e parë në La Liga, thyen pastër 0-2 në transfertë Athletic Bilbao. Tekniku italian hodhi një ekip ndryshe në këtë debutim, duke ulur në stol dy veteranët, Modric-Kroos, ndërsa pas shumë vitesh në fushë nuk ishte Benzema dhe Courtois, i pari i larguar, i dyti i dëmtuar. Pavarësisht këtyre detajeve, Reali kishte kontrollin e lojës duke gjetur golin e avantazhit me Rodrygo në minutën e 28-të. Sulmuesi brazilian me një goditje të fortë në shtyllën mposhti portierin e Bilabaos.

Në minutën e 36-të ishte Jude Bellingham që gjatë zhvillimeve të një goditje këndi, me një gjuajtje fluturimthi dyfishoi shifrat, një debutim ëndrrash për mesfushorin anglez. Në pjesën e dytë, Reali administroi si duhet këtë avantazh të dyfishtë ku Kroos dhe Modric bënë pjesën e tyre, të hedhur në fushë si zëvendësues. Që në start, Reali pason presionin te rivalët duke vërtetuar se edhe këtë sezon, në vitin e fundit të Ancelottit në Madrid, synojnë titullin. Në përfundim të sfidës, Carlo Ancelotti vlerësoi lojën e ekipit dhe paraqitjet e bërë nga Jude Bellingham:

 

 

“Luajtëm mirë, mbi të gjitha në pjesën e parë, kishim intensitet. Skuadra ishte e pozicionuar mirë, luajtëm fort dhe fituam duele. Bellingham? Ai është i jashtëzakonshëm. Ka shumë personalitet dhe është përshtatur shumë shpejt”, theksoi Ancelotti në konference për shtyp.

Related posts

TRI GRA DHE 12 FËMIJË/ Kush fshihet pas PSG-së

Delo.autor

RIKTHIMI I LEGJENDËS/ Shikoni si pritet Buffon te Juventus (VIDEO)

Delo.autor

Historia e Max Londsdale, si bindi Sir Alex Ferguson me një DVD

Q.Autor

Leave a Comment