Futboll Sport

“KËRCIMI I FUNDIT” PËR ËNDRRËN E MADHE/ Tre ekipet shqiptare kërkojnë grupet dhe milionat

Ballkani, Partizani dhe Struga vazhdojnë ëndrrën evropian, pasi iu ka mbetur vetëm edhe nga një pengesë për të kapur fazën e grupeve.

Të tri skuadrat shqiptare që janë edhe kampione të Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut, kanë prekur fazën play-off të Conference League

Ju duhet që të marrin rezultatet e duhura në dy ndeshjet me vajtje-ardhje për të prekur fazën e grupeve të kësaj gare evropiane.

Kampioni i Kosovës, Ballkani do të ndeshet me Bate Borisovin e Bjellorusisë, pasi arriti ta mposht me rezultat të përgjithshëm 5-1 klubin Lincoln Reds Imps në fazën e tretë të eliminimit.

Kalimi në fazën e grupeve, do të ishte hera e dytë për Ballkanin, pasi e arriti edhe një vit më parë.

Në anën tjetër Partizani do të sfidojë Astanan e Kazakistanit, pasi të kuqtë fituan ndaj Vameiran me rezultat të përgjithshëm 3-1.

Nga ana tjetër, Struga duhet të kalojë pengesën Breidablik nga Islanda.

Nëse Partizani dhe Struga ia arrin të futen në fazën e grupeve, do të jetë hera e parë për këto klubi që do të marrin pjesën në një fazë të tillë të garave evropiane.

Kualifikimi në fazën e grupeve vlen afërsisht 5 milionë euro për çdo klub. Takimet e para do të zhvillohen të enjten e 24 gushtit, një javë më vonë (31 gusht) sfidat e kthimit

Related posts

Pjesa e parë/ Teuta e mbyll në avantazh të parën, Plaku befason Moçkën

Sadik.Autor

Napoli shfaq interes për mesfushorin e Fiorentinës

Sadik.Autor

BROJA GATI EDHE PËR KOMBËTAREN? Çelsi planifikon “ndeshje me dyer të mbyllura” për sulmuesin

F.autor

Leave a Comment