Futboll Sport

“TYM I ZI” PËR KANE/ Bayern-Tottenham nuk bien dakord, 20 mln euro mbajnë “peng” bomberin anglez

Harry Kane-Bayern Munich është një telenovelë që pritet të zgjasë, kjo pasi dy klubet nuk arritën të gjenin një akord as në takimin e së hënës të zhvilluar në Londër. Emisarët e klubit gjerman zbarkuan në kryeqytetin anglez këtë fillim jave me shpresën se presidenti Daniel Levy do të pranonte ofertën e tyre, por diçka e tillë nuk ndodhi pasi mes ofertës së Bayern dhe kërkesës së Tottenham ka një hendek jo të vogël, por mbi 20 milionë euro.

Harry Kane

“Gjelat” vijojnë të rezistojnë, kërkojnë 100 mln sterlina, të vetëdijshëm se Bayern ka nevojë emergjente për një “bomber”, por në të njëjtën kohë nuk janë në pozita të favorshme pasi Harry Kane vijon të insistojë se dëshiron vetëm Bayern. Këtë periudhë presidenti i Tottenham po përpiqet të bind Kane të rinovojë kontratën e tij aktuale që i përfundon në 2024, së fundmi i ka ofruar 300 mijë sterlina në javë, por as këto shifra nuk e bindin Kane i cili është më i vendosur se kurrë për tu larguar nga Londra.

Harry Kane

Pavarësisht se nga takimi i së hënës doli “tym i zi”, Bayen dhe Tottenham do të takohen sërish në ditët në vijim për të vijuar negociatat.

Related posts

“NJË FUTBOLLIST NUK QAN”/ Legjenda kritikon Torres: Ja cila është mangësia e tij më e madhe

Delo.autor

IBRA NË TRAFIK/ Tifozi e çoi me motor në Sanremo: Desh ta niste ai por nuk e lejova. S’më besoi as gruaja

Delo.autor

Liverpool kërkon partnerin e Van Dijk, ja dy alternativat…

Sadik.Autor

Leave a Comment