Futboll Sport

VLAHOVIC I LËSHON SINJALE JUVES, POR NË ITALI JANË TË BINDUR/ “Zonja e Vjetër” sakrifikon për Lukakun

Në vitet e fundit, imazhi i Juves ka pësuar një rënie të ndjeshme, ku goditjen më të fortë e morën nga UEFA, me qeverinë e futbollit që i largoi nga Evropa, por këto fakte kanë pak rëndësi kur luhet në fushë. Juve e tregua një “Zonjë e Vjetër” përballë Real Madrid duke thyer këta të fundit me rezultatin 3-1 në miqësoren e zhvilluar në SHBA. Ekipi i Allegrit shfaqi një formë të mirë ku kaluan shpejt në avantazh pa u mbushur minuta e parë.

 

McKennie goditi shtyllën pingule, top që u kthye më pas në asist në këmbët e Kean që e kishte të lehtë të dërgonte topin në rrjetë. Në minutën e 20-të, amerikani ishte sërish protagonist, këtë herë shërbeu një asist perfekt për Weah që e kishte të lehtë të dërgonte topin në rrjetë. Në të 38-të, Vinicius ngushtoi shifrat në 2-1 duke e bërë dhe me interesante fraksionin e dytë. Reali mori kontrollin e lojës, krijoi shumë raste për shënim, por në fund ishin sërish torinezët që gjetën rrugën e rrjetës me Dusan Vlahovic.

Corriere

Sulmuesi serb lëshoi një sinjal në distancë gjatë festimit si për të konfirmuar se ai ndodhet aty, por mediat italiane vijojnë të insistojnë se Juve dhe Chelsea po negociojnë për shkëmbimin e tij me Romelu Lukaku.

Related posts

Shpërthen presidenti i Arabisë: Disa futbollistë do të dënohen, dhanë vetëm 5 %

Sadik.Autor

“MBËSHTESIM KËRKESAT E KLUBEVE”/ FIFA dhe UEFA reagojnë për bojkotin: Qeveria dhe FSHF-ja të gjejnë zgjidhje

Delo.autor

PRAPASKENAT E SFIDËS SHQIPËRI-POLONI/ Stafi polak zbulon debatin në tunel dhe akuzon “Kuqezinjtë”: Nuk na kërkuan asnjëherë falje

Delo.autor

Leave a Comment