Futboll Sport

AKUZOHET PËR DHUNË NË FAMILJE/ Manchester Untied mendon përjashtimin e sulmuesit

Orë të vështira për Antony, yllin brazilian të Manchester United. Sulmuesi akuzohet për dhunë në familje dhe sot lojtari është përjashtuar nga kombëtarja braziliane.

Sipas raportimeve të The Guardian, edhe “Djajtë e Kuq” po mendojnë ta përjashtojnë lojtarin nga skuadra. Futbollisti ka deklaruar se është i pafajshëm por fillimisht duhet të provojë të kundërtën, në të kundërt mund të merren masa ndaj tij

“Unë jam viktimë e akuzave të rreme. Provat e prodhuara tashmë dhe ato që do të prodhohen do të vërtetojnë që unë jam i pafajshëm” – mësohet të ketë thënë Antony. Kujtojmë se shtypi brazilian publikoi mesazhe në “WhatsApp” mes Antony dhe ish-partneres Cavallin në të cilat lojtari dyshohet se kërcënonte atë.

Related posts

U LARGUA RONALDO/ Perez: Kemi futbollistët e duhur për të shkruar historinë

Isa.Autor

LIVE/ Po luhet ndeshja Real Madrid-Real Betis. Nis pjesa e dytë

Delo.autor

Zbulohet transferimi i parë i Barcelonës për sezonin e ri

Sadik.Autor

Leave a Comment