Futboll Sport

LLOGARITË E GRUPIT/ Të gjithë duan fitoren ndaj Polonisë, por edhe një pikë mban Shqipërinë në garë për Euro2024

Barazimi në Çeki i Kombëtares shqiptare ka shtuar entuziazmin jo vetëm në radhët e kuqezinjve, por sidomos të tifozëve, që me të drejtë presin një tjetër ndeshje të bukur ndaj Polonisë në “Air Albania”, me dëshirën për të mundur rivalin direkt.

Natyrisht, fitorja e mundshme ndaj Polonisë afron shumë Shqipërinë në Euro2024, pasi diferenca ndaj polakëve, që shihen si rival direktë, shkon në 4 pikë dhe do të mjaftonin dy fitore më pas, ndaj Moldavisë dhe Ishujve Faroe për të përmbushur objektivin, edhe sikur të humbnim me Çekinë në Tiranë.

Ky është skenari që të gjithë do të donin dhe të gjithë shpresojnë të ndodhë kështu, por nga ana tjetër, edhe Robert Leëandoëski me shokë vjen për të fituar në Tiranë. Natyrisht, kuqezinjtë do të luajnë për të fituar, por edhe në këtë rast vlen deklarata e Sylvinho-s që bëri para ndeshjes me Çekinë.

“Nëse nuk arrijmë të fitojmë, të mos humbasim”, – pohoi trajneri brazilian. Kjo vlen edhe ndaj Polonisë, pasi rivali do të mbetej një pikë pas Shqipërisë, por nga ana tjetër, Kombëtares në tetor dhe nëntor i del për detyrë t’i fitojë të tria ndeshjet, ku për fatin e mirë, dy sfida I luan brenda dhe vetëm ndaj Moldavisë luhet jashtë.

Humbja ndaj Polonisë të dielën zbeh në minimum pjesëmarrjen në Evropian dhe misioni i Shqipërisë nuk është më në dorën e saj, që edhe nëse do t’i fitonte të tria ndeshjet e mbetura, mund të mos mjaftonte. Gjithsesi, për momentin ka besim se ndaj Polonisë do të merret më e mira e mundshme. Fundja, po nuk besove, nuk fiton

Related posts

PO BËN XHIRON E BOTËS/ Perisic dhe Lautaro bëhen “meme”, goditja e tyre “Deja-Vu” e filmit të njohur vizatimor (FOTO)

Delo.autor

Milan në ‘ankth’, Real Madridi ‘piketon’ Romagnolin për të përforcuar mbrojtjen

Q.Autor

TRONDITET REALI, mesfushori spanjoll mungon në dy super ndeshjet!

Sadik.Autor

Leave a Comment