Futboll Sport

RIKTHIMI I BROJËS/ Trajneri i Chelseat: Një alternativë më shumë, sulmuesit shqiptar i duhet vetëbesim

Armando Broja u rikthye në fushë pas shumë muajsh mungesë për shkak dëmtimi. Trajneri i Chelseat, Mauricio Pochetino pas humbjes me Aston Villa-n u shpreh se sulmuesi shqiptar është një alternativë më shumë për ofensivën, ndërkohë që theksoi se vetëbesimi është mjaft i rëndësishëm për të në këtë moment.

“Mendoj se ishte diçka e mirë tani që pamë Brojën pas 9 apo 10 muajsh. Mendoj që kemi mundësinë që të kemi opsione të ndryshme në skuadër. Por atij gjithashtu i nevojitet që të ndërtojë përsëri vetëbesimin. Gjithçka është rreth skuadrës, rreth procesit. Jemi një skuadër e re që është në një proces ku i nevojitet që të mësojë gjithashtu” – Tha ai.

Related posts

ARRIN SUKSESIN NË SUPERKUPËN E ITALISË/ Ja vlerësimi që merr portieri Strakosha nga mediat italiane

Delo.autor

BARCELONA DHE REALI NË KRYE/ Ja milionat që fitojnë klubet nga “uniformat” e lojtarëve (FOTO)

Delo.autor

LIVE| Skënderbeu-Luftëtari, Zhbllokohet sfida. Pervan shënon super gol nga distanca për korçarët

Delo.autor

Leave a Comment