Futboll Sport

SHANSI I FUNDIT/ Zbulohet plani i Neymar për Botërorin e 2026, sakrifikon paratë për Brazilin

Neymar nuk ka ndërmend të tërhiqet nga përfaqësuesja e Brazilit, por do të tentojë edhe një herë, për herë të fundit, t’i dhurojë “Seleçaos” një Botëror. Për t’ia arritur këtij qëllimi O’Ney është gati të bëjë gjithçka, po planifikon një rikthim në atdhe në 2025 në mënyrë që të përgatitet për Botërorin që do të zhvillohet në Amerikën e Veriut. Për të zbuluar këtë ide të Neymar kanë menduar disa lojtarë brazilian të cilët kanë theksuar se Neymar do të largohet nga Al-Hilal në 2025 për t’u transferuar në Brazil, për të veshur fanellën e Santos.

Neymar
Ideja e Neymar është e qartë, te Santos sheh opsionin ideal për të qenë gati për Brazilin, në shansin e tij të fundit, për më tepër që tek Al-Hilal nuk po kalon një moment pozitiv. Mediat shkruajnë se mes tij dhe trajnerit Jorge Jesus ka një krisje totale, madje sulmuesi brazilian ka shkuar deri aty sa ka kërkuar shkarkimin e teknikut portugez.

Related posts

LIVE/ Po luhet ndeshja Manchester United-Liverpool. Nis pjesa e dytë

Delo.autor

Turqia mahnitëse me stadiumet spektakolar, ka gati kandidaturë për Euro 2024

Sadik.Autor

LIVE/ Liga e Kampionëve: Roma përsëri në avantazh, Valencia thellon ndaj Young Boys (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment