Futboll Sport

SEZONI NDRYSHE NË SUPERIORE/ Ja 8 trajnerët e larguar nga klubet e elitës

Migen Memelli është trajneri i tetë që braktis Superioren. Ai u largua me konsensus nga Vllaznia, pasi u mund nga Kukësi në javën e 10-të të Superiores. Gjithsesi, ai nuk është i vetmi.

Stavri Nica u largua nga Laçi pas barazimit 3-3 ndaj Erzenit në ndeshjen e javës së parë. Përplasjet me drejtuesit sollën shkarkimin. Kukësi shkarkoi trajnerin Rraman Hallaçi pas humbjes 0-4 ndaj Egnatias në javën e dytë të kampionatit.

Skerdi Bejzade i dha lamtumirën klubit të Laçit, duke ndërprerë bashkëpunimin me kurbinasit pas vetëm pak javësh qëndrim. Ai dhe presidenti Pashk Laska janë ndarë në mirëkuptim me njëri-tjetrin.

Teuta shkarkoi Diego Longon pas humbjes ndaj Vllaznisë në javën e pestë në Shkodër. Tirana pezulloi nga detyra e trajnerit Orges Shehin pas humbjes 0-3 ndaj Laçit në kryeqytet, një ndeshje e vlefshme për javën e shtatë. Trajneri durrsak kishte dy vjet që ishte në krye të skuadrës.

Partizani njoftoi pas ndeshjes me Kukësin, që e fitoi 4-3, për javën e tetë, se arriti marrëveshjen me klubin kroat, Osijek, për transferimin e trajnerit Zoran Zekiç. Luixhi di Biaxho dha dorëheqjen nga drejtimi i Dinamos pas humbjes 2-3 ndaj Teutës në javën e nëntë të kampionatit. Dhe i fundit… Memelli. PanoramaSport

Related posts

NË PRAG NDESHJET ME FRANCËN DHE AUSTRINË U-21/ Trajneri Alban Bushi: Disa elementë janë gati për Kombëtaren…

Delo.autor

Guardiola në telashe: Lojtari më i mirë mund të ikë në janar

Delo.autor

DALIN PAMJET/ “Zeqir Ymeri” drejt përfundimit, shikoni si duket stadiumi i ri i Kukësit (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment