Futboll Sport

SY E ZEMËR NGA “AIR ALBANIA”/ Shqipëria takim me historinë. “Euro2024” kalon nga…Çekia

Shqipëria është në takim me historinë, më saktë për ta rishkruar atë, këtë herë me një version akoma më të bukur, më të tjerë aktorë. “Euro2016” është një kujtim i bukur, por tifozët po përjetojnë një tjetër moment fantastik, po jetojnë hap pas hapi me Kombëtaren e cila është shumë pranë arritjes së një objektivi madhor, kualifikimi për në “Euro2024”. Ky objektiv kalon fillimisht nga “Air Albania”, nga sfida e mbrëmjes së sotme kundër Republikës Çeke. Kjo është pengesa më e madhe për të arritur këtë qëllim, është sfida më e rëndësishme, por jo përcaktuese, pasi në letër Shqipërisë i duhen 5 pikë për të kualifikuar në Gjermani, pa qenë e nevojshme për të kthyer kokën pas se çfarë bëjnë rivalët.

387849499 712645850897925 5577408450108915047 N

Në letër, Çekia vlen po aq sa edhe Moldavia e Ishujt Faroe, dy kundërshtarët e radhës. Si rrallë herë, pas xhiros së 5-të, Shqipëria e sheh veten në krye, në kuotën e 10 pikëve, 2 më shumë se Republika Çeke, më shumë se sa për kuqezinjtë, kjo është një sfidë jetike për çekët. Në fakt, edhe një barazim do të ishte një rezultat pozitiv, por askush nuk futet në fushë thjesht të t’u mbrojtur, për të mos pësuar, kjo është e pamundur në një ambient ku 22 mijë tifozë në stadium dhe miliona jashtë sajë do të shtyjnë të besuarit e Sylvinhos për të arritur një rezultat pozitiv.

387785689 712005684295275 222531433825385765 N

Përballë kemi një rival të fortë, një skuadër që nuk njeh humbje, por Shqipëria vjen me sulmin më të mirë në këto grupe, 8 gola të shënuar, por të ndëshkosh Çekinë nuk është e lehtë, kanë pësuar vetëm dy gola në këto kualifikuese, një prej tyre ishte perla e Nedim Bajramit që na dhuroi një pikë në Pragë. Ndryshe nga dy sfida e shtatorit, Shqipëria nuk vjen në kushte perfekte, mungojnë dy lojtarë “big” si Ismajli dhe Broja, por Sylvinho ka në dispozicion një grup të plotë, ku mungesat nuk ndihen shumë, të gjithë janë gati për të dhënë shpirtin në fushë. Një fitore e mundshme e Shqipërisë në këtë sfidë, kuotohet me koeficientin 3,40 ndërsa një fitore e mundshme e Çekisë me koeficientin 2,30.

Related posts

Neymar dhe Alves sillen si bosa, kjo s’u pëlqen lojtarëve tjerë të PSG-së

Delo.autor

ZËVENDËSUESI I HAKIMI/ Inter merr një “po” edhe nga mbrojtësi që shkëlqeu me Holandën në “EURO 2020”

Delo.autor

ANALIZON DISFATËN E CONOR MCGREGOR/ Boksieri Fury: Ja pse humbi duelin ndaj Poirier

Delo.autor

Leave a Comment