Futboll Sport

TESTI IDEAL PËR TË EKSPERIMENTUAR/ Sylvinho sjell një Kombëtare ndryshe, ndaj Bullgarisë priten 6 ndryshime

Suksesi përballë Çekisë “dehu” ambientin kuqezi, por jo trajnerin Sylvinho i cili kujdeset deri në detajin më të vogël. Për herë të parë, që nga dita kur u ul në stolin e Kombëtares, Sylvinho KA luksin të zhvillojë një test miqësorë, për të eksperimentuar, nëse është termi më i saktë, për të parë në aksion disa lojtarë që kanë patur më pak minuta në dispozicion. Miqësorja me Bullgarinë është testi ideal për ta bërë diçka të tillë, Sylvinho nuk e humbet një shans të tillë pasi sot në “Air Albania” pritet të hedh në fushë një ekip ndryshe, më të paktën 6 ndryshime në raport me sfidën kundër Republikës Çeke.

Nga porta në sulm, tifozët do të kenë mundësinë të shohin edhe linjën e dytë të kombëtares, nëse mund të quhet e tillë, pasi në sytë e Sylvinho-s, por dhe për potencialin që ata përfaqësojnë, mund të jenë të gjithë titullarë, pa asnjë dyshim. Në portë rikthehet titullar Thomas Strakosha, madje trajneri Sylvinho e “respektojë” gardianin kuqezi duke e pasur në krah në konferencë për shtyp. Në krah të djathtë pas një kohë të gjatë rikthehet titullar Ivan Balliu, ndërsa në të majtë Mitaj pritet të luajë sërish nga minuta e parë. Dyshja e qendrës në këtë miqësore do të formohet nga Mihaj dhe Arlind Ajeti.

Sylvinho ka vendosur të lë pushim “motorin” kuqezi, Ylber Ramadani ndërsa nga minuta e parë përkrah Kristjan Asllanit pritet ta nis Qazim Laçi. Pavarësisht se pësoi një dëmtim të lehtë në sfidën kundër Republikës Çeke, Nedim Bajrami pritet të zbres sërish nga minuta e parë, është nga të paktët lojtar “unik” që Shqipëria ka në rolin e trekuartistit. Treshja e sulmit vjen ndryshe në këtë miqësore ku vetëm Jasir Asani nuk preket. Në të majtë nga minuta e parë do të luajë Ernest Muçi ndërsa në qendër pritet të aktivizohet Myrto Uzuni.

Related posts

NDESHJE DRAMATIKE/ PSG mposht me përmbysje Lyon në frymën e fundit, një argjentinas eklipson Messin

Delo.autor

MOMENTI KATASTROFIK/ Edhe KROOS në shënjestër, “BALTOSET” në Madrid

Isa.Autor

PËRBALLJE ME REZULTATE TË NGUSHTA/ Kategoria Superiore, fitojnë Skënderbeu dhe Partizani

Isa.Autor

Leave a Comment