Futboll Sport

EURO 2024/ VAR ‘ngrin’ Lukakun dhe Belgjikën, Sllovakia fiton 0-1 në Grupin E

Grupi E i Euro 2024 mbylli ndeshjet e para me surpriza. Pasi Rumania mundi 3-0 thyern, edhe Belgjika dështoi duke u realizuar 0-1 nga Sllovakia. Në stadiumin e Frankfurtit sllovakët iu falën golit të Schranz në minutat e shtatë të takimit.

Nga ana tjetër Belgjikës iu anuluan dy gola në pjesën e dytë të dytë, me autor Lukakun. Në minutat e 56 sulmuesi shënoi, por VAR e anuloi për pozicionin jashtë loje. Serish Lukaku në të 86 minuta e dërgoi sferën në rrjetë, me VAR që kontrolloi dhe e anuloi përsëri golin për prekje të topit me dorë.

Pas ndeshjeve të para në Grupin E, Rumania dhe Sllovakia prijnë me tre pikë, ndërsa me zero pikë janë Belgjika dhe Ukraina. Mbrëmja e sotme ka rezervuar ndeshjen mes Austrisë dhe Francës, e cila merr jetë në 21:00 dhe vlen për Grupin D.Formacionet zyrtare:

Belgjika: Casteels, Castagne, Debastm Faes, Carrasco, Mangala, Onana, De Bruyne, Doku, Trossard, Lukaku.

Sllovakia: Dubravka, Pekarik, Vavro, Skriniar, Hancko, Kucka, Lobotka, Duda, Schranz, Haraslin, Boeznik.

Related posts

LIVE/ Po luhet ndeshja “Euro 2020” Angli-Kosovë. Rezultati 3-1

Delo.autor

“Hero” me Kroacinë në Botëror/ Ish-“Djalli i Kuq” gjen zgjidhjen për Manchester United

Sadik.Autor

Ish-mesfushori i Inter denoncohet për trafik kokaine!

Sadik.Autor

Leave a Comment