Futboll Premier League Sport

“Hero” me Kroacinë në Botëror/ Ish-“Djalli i Kuq” gjen zgjidhjen për Manchester United

Manchester United kanë shpenzuar një lumë parash për të sjellë sulmuesit më të mirë në” Old Trafford” që do të garantonin titullin e Premier League. “Sunduesit” e kampionanit anglez në 25 vitet e fundit nuk e kanë ruajtur statusin në në vitet e fundit teksa Manchester City i ka lënë në hije.

Për portierin e “Djajve të Kuq” Mark Bosnich “zgjidhja e titullit” ka një emër Ivan Perisic. Interisti shkëlqeu në Kupën e Botës me Kroacinë duke shënuar në grupe, gjysmëfinale dhe finale duke treguar se është një futbollist i kalibrit të lartë. Pas dy sezonesh me zikaltërit, anësori ka tërhequr interesimin e klubeve më të mëdha europiane dhe ekipi i Jose Mourinhos është në “pole position”.

“Do të thoja që ata (Manchester United kanë nevojë vetëm për një lojtar. Do të doja t’i shihja ata të merrnin Perisicin. Mendoj se ata kanë lojtarët që mund të ngrenë titullin. Nuk janë aq larg sa shumë njerëz mendojnë. Nëse bëjnë një nisje perfekte, kanë të gjitha mundësitë për të rrëmbyer titullin kampion. Por do të doja shumë të merrnin Perisiçin”, deklaron për “talkSPORT” 46-vjeçari.

Related posts

SFIDA NDAJ SAMPDORIAS/ Ibrahimovic i habit të gjithë: Luaj vetëm nëse plotësohet ky kusht!

Delo.autor

LIVE/ Copa Del Rey: Mbyllet ndeshja Real Madrid-Athletic Bilbao. Rezultati 1-2

Delo.autor

Afron finalja e Europa League, Marsejë-Atletico në Lion

Sadik.Autor

Leave a Comment