Futboll Sport

“ITALIA? LUAJMË PËR FITORE”/ Ramadani tremb “azzurrët”: Broja? Është i papërmbajtshëm

Ylber Ramadani, mesfushori kuqezi, pjesë e Lecce-s në Serie A, në një intervistë për Sky, foli për sfidën e parë në “Euro2024”, atë kundër Italisë, një ndeshje e veçantë edhe për të: “Në Itali ka shumë shqiptarë, jemi shumë të lumtur që përfaqësojmë tifozët tanë në këtë Evropian.

Italia? Ne zbresim në fushë vetëm për të fituar, gjithmonë. Mister Sylvinho ka ndërtuar një grup të madh, jemi shumë të bashkuar. Kemi bërë një fazë kualifikuesesh fantastike, shpresojmë shumë që ta përsërisim edhe në Evropian”, u shpreh Ramadani duke u ndalur më pas te dueli në mesin e fushës:

Ramadani

“Ne i njohim shumë mirë lojtarët e Italisë, ne do të bëjmë gjithçka për të marrë atë rezultat që dëshirojmë. E ardhmja? Më mirë të mos flas, pasi më merr drejtori në telefon. Jam totalisht i përqendruar tek Evropiani, të shohim më pas në përfundim të Evropianit”, theksoi duke bërë në fund edhe një koment për Armando Broja:

“A më ka kërkuar këshilla mbi Italinë? Jo, ne jemi të përqendruar vetëm tek Evropiani. Broja është një lojtar i fortë që mund të luajë në çdo skuadër në botë, ka një potencial shkatërrues”, u shpreh Ramadani për Sky.

Related posts

99-VJETORI I TIRANËS/ Klubi zgjedh një tortë për stërvitje, tifozët bëjnë festën (FOTO)

Delo.autor

DEKLRATA SEKSISTE/ CEREZO: Nuk më PËLQEN të flas për PARA, sidomos me një…

Isa.Autor

Merkato, Milani ka gati ofertën për transferimin e Julian Brandt

Q.Autor

Leave a Comment