Futboll Sport

PORTUGALI-FRANCË/ Martinez u gjen pika të dobta ‘gjelave’: Kanë hapësira mes linjave! Ronaldo e Pepe priten sërish titullarë

Cristiano Ronaldo dhe Pepe do të nisin përsëri nga minuta e parë me Portugalinë. UEFA thotë se trajneri Martinez do ti besojë përsëri 39-vjeçarit në sulm dhe 41-vjeçarit në mbrojtje edhe pse përballë bëjnë këtë superfuqinë e Francës. Kjo në një kohë kur dy futbollistët u kritikuan jo pak pas përballjes me Slloveninë në 1/8. Ronaldo për penalltinë e humbur, ndërsa Pepe për gafën që desh i kushtoj Portugalisë eliminimin në minutat e fundit.

Trajneri i Portugalisë Martinez thotë se luzitanët janë gati për t’u përballur me Francën, që sipas tij pikë të dobët ka vështirësi pas linjave. Në intervistën e tij Martinez përmend edhe penalltitë, ndërsa trajneri i Francës Deschamps pohon se duhet të jetë i fortë në këtë përballje, pasi tani janë ekipe që si Franca kanë luajtur me shumë kualitete. E parë nga të dy ekipet është Rabiot për ‘gjelat’, pasi ka plotësuar numrin e kartonëve.

Të dy kombëtaret, që përballen të premten në orën 21:00 në Hamburg, kanë si qëllim fitimin e Evropës. Deri më tani Portugalia ka arritur të bëjë të vetin trofeun në një rast në 2016, ndërsa Franca ka fituar dy herë.

Related posts

Indiani udhëton me biçikletë drejt Rusisë për të takuar Messin

Sadik.Autor

Manchester United transferon Gareth Bale në “‘Old Trafford”

Sadik.Autor

POLEMIKAT PËR TË ARDHMEN E MBAPPE/ PSG-Real-Barcelona, trekëndëshi që mund të ndezë merkaton

Delo.autor

Leave a Comment