Sport

APARTAMENT DHE PARA/ Lojërat Olimpike pasurojnë sportistin nga Filipinet pas marrjes së medaljes

Gjimnasti nga Filipinet, Carlos E. Yulo, jo vetëm që fitoi një medalje ari në Lojërat Olimpike të kësaj vere, por ai gjithashtu fitoi një apartament.

24-vjeçari hyri në histori si fituesi i parë i medaljes olimpike për meshkuj në historinë e Filipineve. Pas të parës, ai “rrëmbeu” edhe të dytën të artë, duke mbajtur kështu lart flamurin e vendit të tij në Paris.

Ai është vetëm atleti i dytë nga Filipinet që arrin kaq sukses, Hidilyn Diaz fitoi medaljen e parë të artë në Lojërat Olimpike Tokio 2020 për peshëngritje.

Më 1 gusht, kompania filipinase e pasurive të paluajtshme Megaëorld njoftoi se do t’i jepte secilit prej olimpistëve të Parisit të vendit që u kthyen me një medalje ari, një apartament me dy dhoma gjumi në qytezën McKinley Hill të kompanisë.

McKinley Hill është kompania më e madhe e ndërtimit të apartamenteve në qytetin e Taguig dhe banesa që do i jepet sportistit vlerësohet në 24,000,000 pesos Filipine ose 414,046 dollarë USD. Taguig është një qytet bregdetar dhe konsiderohet një qendër kryesore në Filipine.

Jo vetëm kaq, Yulos do t’i jepet një çek që kalon shifrën e 170 mijë dollarësh. Për sportistët në Filipine, ky rast me siguri do t’i motivojë.

Related posts

ZBULOHET PRAPASKENA/ Askush nuk beson tek Vinicius Junior, senatorët probleme me të riun e Real Madrid

Delo.autor

SHUMË LAJKA, POR MESSI NUK I DHA ASNJË VOTË LEVANDOVSKIT/ Ja cilët votoi argjentinasi te “The Best”

Delo.autor

Bonucci lë Milanin, gati transferimi te kampionët e PSG-së

Sadik.Autor

Leave a Comment