Futboll Sport

ARRIHET MARRËVESHJA/ Për 3 vite futbolli shqiptar, Superliga, Kategoria e Parë, Kupa dhe Superkupa do transmetohen nga RTSH

Federata Shqiptare e Futbollit bën me dije se ka firmosur marrëveshjen me Radio Televizionin Shqiptar, që do të transmetojë për tre sezonet e ardhshme kampionatin Kategoria Superiore, duke përfshirë edhe Final 4, Kategorinë e Parë, Kupën e Shqipërisë dhe Superkupën e Shqipërisë.

Pas hapjes së procedurave për shitjen e të drejtës TV të kompeticioneve kombëtare të futbollit, Komiteti Ekzekutiv i Federatës Shqiptare të Futbollit shqyrtoi propozimet e operatorëve kombëtarë dhe pas diskutimeve shpalli fituese ofertën e ardhur nga RTSH.

Sipas marrëveshjes, RTSH merr të drejtën televizive për sezonet 2024/25; 2025/26; 2026/27 të kompeticioneve kombëtare për territorin e Shqipërisë dhe Kosovës.

Kampionati i Kategorisë Superiore do të ngrejë siparin e edicionit të 86-të më 18 gusht, ndërsa Kategoria e Parë do të nisë më 24 gusht./ FSHF

Related posts

VIDEO/ Messi i jashtëzakonshëm, shënon tjetër supergol

Q.Autor

Ky është futbollisti që ndjente që një ditë do të luante për Manchester United

Sadik.Autor

Publikohen formacionet zyrtare për ndeshjen midis Atletico Madrid dhe Sporting Lisbonës

Sadik.Autor

Leave a Comment