Sport

PARIS 2024/ Atleti grek dëbohet nga Fshati Olimpik, pozitiv me substanca të ndaluara

Një atlet grek i paidentifikuar është larguar nga fshati Olimpik pasi ka rezultuar pozitiv për një substancë të ndaluar, ka njoftuar ekipi i tyre.

Ai është përjashtuar pasi dyshohet se doli pozitiv për një substancë të ndaluar. Komiteti Olimpik Grek njoftoi se atleti është përjashtuar nga fshati i sportistëve në pritje të hetimeve të mëtejshme për këtë çështje. Reuters raporton se ekipi grek është informuar për testin pozitiv të hënën pasdite nga agjencia greke antidoping.

Tashmë ka pasur një numër incidentesh të diskutueshme në Lojërat Olimpike 2024 në Paris këtë verë, me disa atletë që kanë shkelur rregullat

Notarja braziliane Ana Carolina Vieira u dërgua në shtëpi nga ekipi i saj pasi doli fshehurazi nga Fshati Olimpik për të festuar me të dashurin e saj Gabriel Santos në Paris.

Ndërsa Santosit iu dha vetëm një paralajmërim i ashpër nga federata e tij kombëtare olimpike, Vieiras iu dha një dënim shumë më i ashpër, ku u dërgua në shtëpi me turp. U pretendua se reagimi “mosrespektues” dhe “agresiv” i Vieiras ndaj masave disiplinore ishte mjaft domethënës që Federata Olimpike Braziliane ta kthente atë në shtëpi.

Ndërkohë edhe notarja paraguaiane Luana Alonso është larguar nga Fshati Olimpik pasi dyshohet se ka krijuar një ‘ambient të papërshtatshëm’. Vendimi erdhi vetëm disa ditë pasi ajo njoftoi tërheqjen e saj nga noti.

Related posts

GRAND PRIX BUDAPEST/ Xhudistja Kelmendi fiton në çerekfinale, kalon në katër më të mirat

Delo.autor

“Bombë” nga Spanja: Barcelona dhe Atletico arrijnë marrëveshjen për Griezmann

Sadik.Autor

PRAPASKENAT/ Marash Kumbulla tregon përse ZGJODHI Romën para Interit dhe Lazios

F.autor

Leave a Comment