Futboll Sport

U TRANSFERUA TE RANGERS/ Bajrami: Lëvizje e duhur, klub që ka fituar shumë trofe

Nedim Bajrami, fantazisti kuqezi, zgjodhi të vijojë karrierën e tij larg Italisë. Në mënyrë surprizë, në orët e fundit të merkatos, Bajrami vendosi të transferohet në Skoci tek ekipi legjendar Glasgow Rangers. Fillimisht Sassuolo u përpoq të bëhej pengesë, nuk dëshironte të hiqte dorë nga shërbimet e Bajramit, por Ranger insistoi duke blerë kartonin e Bajramit për 4 milionë euro.

Nedimi

Bajrami firmosi një kontratë të vlefshme deri më 2027. Në prezantimin që i bënë futbollit shqiptar, klubi i Rangers u ndal fillimisht tek goli historik që Bajrami realizoi në “Euro2024”, goli më i shpejtë në historinë e këtij turne. Bajrami nuk e fshehu gëzimin për këtë transferim në Skoci:

Aaa

Jam shumë i lumtur që bëhem pjesë e një klubi kaq të madh si Rangers. Është një klub i njohur në të gjithë botën, që ka fituar shumë trofe dhe ka qenë pjesë e një finale evropiane në vitet e fundit. Kam folur me trajnerin, besoj se Rangers është një lëvizje e duhur për karrierën time. Mezi pres të njoh shokët e mi të skuadrës dhe tifozët”, u shpreh Bajrami për faqen zyrtare të klubit. Me nota pozitive për këtë transferim u shprehën edhe drejtuesit e klubit, një lojtar që e ndiqnin prej kohësh.

Related posts

Gjuajtja e Candrevës i kushton shtrenjtë 25-vjeçarit (Video)

Sadik.Autor

PAS FITORES NDAJ FIORENTINËS/ Trajneri Bonera: Ne e dinim se do të kishim vështirësi, por…

Delo.autor

U RIKTHYE FUQISHËM NDAJ GENOAS/ Icardi barazon legjendën “Zikatër” me numrin e golave

Delo.autor

Leave a Comment