Sport

ZHGËNJIMI MADH NË LOJËRAT OLIMPIKE/ Eleminohet numri një i botës, një kineze mund Swiatek

Merr fund seria e fitoreve prej 25 ndeshjesh radhazi. Polakja Iga Seiatek mbyll këtu rrugëtimin në Lojërat Olimpike, pasi u mund në gjysmëfinale nga kinezja Qinwen Zheng. Tenistja Zheng triumfoi 6-2 7-5, në një sfidë mjaft emocionuese.

Numri një i botës, Swiatek mposhtet kështu për herë të parë që nga viti 2021, ndërsa zhgënjimin nuk e ka fshehur dot as në intervistën e dhënë sot pasdite. Ajo ishte favoritja kryesore për të marrë medaljen e artë olimpike në pesë titujt e saj Grand Slam.

Në krahun tjetër, 21-vjeçarja Zheng, humbi në finalen e Australian Open në fillim të këtij viti dhe tani ka një mundësi për të fituar titullin më të madh të karrierës së saj. Numri shtatë i botës do të luajë me Donna Vekic të Kroacisë ose Anna Karolina Schmiedlova të Sllovakisë në ndeshjen e së shtunës për medaljen e artë.

Related posts

MILAN-SPARTA PRAGUE/ Pas një asisti nga Ibrahimovic, Diaz shënon me lehtësi (VIDEO)

Delo.autor

FYERJE DHE KËRCËNIME/ Ish-presidenti Bartomeu zbulon të vërtetën mbi dorëheqjen

Delo.autor

Dyfishon Marseille, Salzburgu i Berishës ndëshkohet për herë të dytë (Video)

Sadik.Autor

Leave a Comment