Futboll Sport

MERRET VENDIMI/ UEFA i heq finalen e Ligës së Kampioneve stadiumit “San Siro” në Milano

UEFA ka bërë prapakthehu dhe sot ka konfirmuar zyrtarisht se nuk do të zhvillojë finalen e Ligës së Kampioneve të vitit 2027 në stadiumin “San Siro” siç kishte miratuar fillimisht. Vendimi ka dalë nga mbledhja e Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s, i cili ka hapur edhe një herë procesin për të kërkuar organizatorin e një finaleje të tillë.

Klubet dhe komuna e Milanos nuk kishin rënë dakord mbi projektin e rikonstruksionit të stadiumit, pasi Milani dhe Interi nuk dëshironin të investonin në një impiant i cili sipas tyre duhet rindërtuar nga e para.

Sipas UEFA-s, meqë komuna e Milanos nuk garantonte rikonstruksionin e planifikuar në impiant dhe në zonën përreth, atëherë ishte e pamundur që të planifikohej zhvillimi i një finaleje në vitin 2027. Kësisoj, i ishte hequr finalja Milanos dhe brenda qershorit 2025 do të caktohej emri i stadiumit të ri që do të zhvillonte këtë sfidë. Tani italianët po bëjnë maksimumin që të mbajnë këtë finale në Itali, duke e kaluar atë në stadiumin “Olimpico” të Romës.

Related posts

AI KALOI SHUMË VËSHTIRËSI/ Mamaja e “Fenomeni” rrëfen historinë interesante: Xhekpoti ishte djali im…

Delo.autor

“ËNDRRA” drejt REALIZIMIT/ INTERI konfirmon lajmin e rëndësishëm për MODRIÇ

Isa.Autor

VIDEO/ Ronaldinho nuk ka të ndalur me ‘magjitë’ e tij, mos e humb!

Q.Autor

Leave a Comment