Futboll Sport

NDRYSHIME DRASTIKE NË TREGUN E TRANSFERIMEVE/ Pesë ligat më të mëdha evropiane gjejnë dakordësinë

Premier League, Serie A, La Liga, Bundesliga dhe Ligue 1 kanë gjetur akordin dhe nga sezoni i ri do ketë një ndryshim të madh në tregun e transferimeve të verës.

Sipas ‘The Times’, institucionet që komandojnë nivelet më të larta të futbollit do të ndërmarrin këtë masë të re në mënyrë që nga sezoni i ardhshëm tregu i transferimeve të mbyllet më 15 gusht.

Ligat elitare kanë pranuar kërkesën e Premier League dhe duket se janë dakord që merkato të përfundojë përpara nisjes së sezoneve për vitin që vjen. Në favor të këtij vendimi janë edhe drejtuesit e Shoqatës Evropiane të Klubeve. Me një rol të fortë në tregun e futbollit, Arabia Saudite priret të mos jetë pjesë e marrëveshjes.

Kjo duket si një lloj bllokade për Arabinë Saudite, që me milionat e naftës ka afruar në ligë shumë nga emrat më në zë të futbollit evropian.

Related posts

LIVE/ Roveshata e Xhixhës, shpëton për mrekulli porta e bardhebluve (VIDEO)

Isa.Autor

“TASHMË MILAN ËSHTË NJË TJETËR EKIP”/ Trajneri Piol: Kemi ndryshuar pozicion në fushë dhe…

Delo.autor

ABUZIMI ME LICENSIMET/ Si futbolli shqiptar humbi 500 milionë lekë nga gabimet e FSHF-së

Delo.autor

Leave a Comment