Sport

BABË E BIR SË BASHKU/ Moment historik në NBA, James luan bashkë me të birin

Ndodh për herë të parë në historinë e NBA. Babë e birë luajnë njëkohësisht dhe për më tepër në të njëjtin ekip. Bëhet fjalë për yllin e NBA Le Bron James i cili ditën e hënë, në sfidën e Los Angeles Lakers, kundrejt Phoenix Suns, e vlefshme për ndeshjet e Preseason, pati mundësinë që për pak minuta të luante në të njëjtin parket me djalin e tij Bronny James Jr.

Ndeshjet për Preseason zhvillohen çdo vit përpara nisjes së sezonit të rregullt të basketbollit amerikan, i cili këtë vit do të nis më 22 Tetor, ndaj skuadrat e elitës së basketbollit kanë mundësinë të provojnë lojtarë të rinj e të talentuar. LeBron dhe Brony hyjnë kështu në histori teksa bëhen dy lojtarët e parë babë e bir që luajnë në të njëjtën kohë e për të njëjtën skuadër.

Kjo ishte dhurata më e bukur që mund të merrte Jamesin e ri, teksa ai festonte edhe 20 vjetorin e lindjes. Publiku nuk ngurroi të duartrokiste gjatë këtë moment, i cili padyshim do të mbetet i paharruar gjithmonë për Bronny James.

 

Related posts

Chelsea është shumë pranë, arrijes së marrëveshje me trajnerin Laurent Blanc

Sadik.Autor

Sophie Rose, tifozja më seksi e Chelsea-it (FOTO)

Sadik.Autor

GAFA E PORTIERIT E DËNOI ME DISFATË/ Gattuso: Ja pse është faji im!

Delo.autor

Leave a Comment