Futboll Sport

“DEMI” THYEN ROMËN/ Inter futet në garë për titull, por Inzaghi frenon: Është herët të flasësh

Inter del me 3 pikë nga kryeqyteti, një sukses minimal 0-1 përballë Romës, por shumë i rëndësishëm pasi i vendos zikaltërit menjëherë pas Napolit kryesues, me 2 pikë diferencë. Simone Inzaghi i falet kapitenit Lautaro, me “demin” që realizoi golin e fitores, por kjo rezultoi një transfertë me shumë kosto për Inzaghi-n i cili humbi shërbimet e Calhanoglu dhe Acerbi që në pjesën e parë. Situata bëhet shqetësuese, mbi të gjitha në mesfushë pasi listës së lojtarëve të dëmtuar i shtohen Asllani dhe Zielinski.

Inter tentoi në çdo formë gjatë pjesës së parë të zhbllokonte ndeshjen, por Thuram nuk ishte i saktë në asnjë moment. Nga një kundërsulm i shpejtë në minutën e 60-të erdhi dhe goli i avantazhit, me Martinez që me një predhë të vërtetë dërgoi topin në rrjetë. Roma u përpoq të reagojë, por Sommer dhe shtylla iu bënë pengesë duke bërë që në fund festa të ishte e gjitha për “popullin” zikaltër.

La Gazzetta
“Lautaro i artë”, shkruan La Gazzetta dello Sport.

Ky sukses fut Inter në garë për titull, por i pyetur për këtë trajneri Inzaghi qëndron me këmbë në tokë: “Këtë do ta thotë koha. Ekipet janë përforcuar shumë dhe të gjitha dëshirojnë të fitojnë titullin, ashtu si Inter”.

Related posts

ZBARDHET LISTA E KOMBËTARES U-21/ Alban Bushi grumbullon për sfidën me Turqinë talentin e Chievos…

Delo.autor

INTER-ATALANTA/ Pas mrekullisë së Mussos, sulmuesi Dzeko ndëshkon “Të Kaltërit” (VIDEO)

Delo.autor

DËNIMI PËR BATHËN DHE TORASËN/ Komisioni i Apelit merr vendim për dy titullarët e Tiranës

Delo.autor

Leave a Comment