Futboll Sport

ZYRTARE/ Mbrojtësi i Kombëtares, Frederik Veseli firmos me Egnatian

Kampionët e Shqipërisë, Egnatia kanë bërë një afrim të bujshëm në ekip duke firmosur me mbrojtësin e Kombëtares Frederik Veseli deri në vitin 2026.

31-vjeçari mbylli kontratën me Karagumruk në Turqi dhe prej disa muajsh ka qenë lojtar i lirë, ndërsa mes ofertave nga Dinamo dhe Egnatia në Superligë, zgjodhi kampionët rrogozhinas.

44 ndeshje me Kombëtaren për Veselin, që tani vjen të provojë futbollin në Shqipëri. I dalë nga moshat e Manchester City, ai luajti me ekipin e parë të “Qytetarëve” dhe më pas kaloi te Manchester United në sezonin 2012-13. Më pas karriera e tij vijoi në klube si Ipsuich, Port Vale, Lugano, Empoli, Le Mans, Salernitana apo edhe Benevento.

“Klub Futboll Egnatia njofton se ka firmosur kontratë deri në 2026 me qendërmbrojtësin e kombëtares Shqiptare Frederic Veseli. I formuar tek Manchester United 31-vjeçari është një vlerë e shtuar e klubit tonë dhe Abissnet Superligës. Presidenti Agim Demrozi ka falenderuar Federic Veselin që besoj në projektin e Egnatias për vazhdimësinë e karrierës se tij”, njofton klubi

Related posts

KËRKOHET NGA SHUMË KLUBE TË MËDHA/ Dortmund “blindon” Haaland, i ofron rinovimin me pagë “stratosferike”

Delo.autor

PËRBALLJA ME ISLANDËN/ “Kuqezinj”, mbrojeni portën njësoj si himnin

Delo.autor

SHQETËSIM PËR TRAJNERIN “VERDHEKUQ”/ Mbrojtësi Kumbulla rrezikon ndeshjen ndaj Udinese-s, ja shaku…

Delo.autor

Leave a Comment