Futboll Sport

“ABISSNET SUPERIORE”/ Derbi Tirana – Partizani, kryefjala e javës së 15-të, ndeshjet

Derbi Tirana – Partizani është kryefjala e javës së 15-të e kampionatit “Abissnet Superiore”.

Sfida mes dy skuadrave të kryeqytetit do të luhet të dielën e 1 dhjetorit, në stadiumin “Arena Kombëtare” në ora 19:00 dhe do të jetë sfida përmbyllëse e kësaj jave.
Sakaq, java e 15-të do të hapet me ndeshjen Bylis – Vllaznia, që do të luhet në stadiumin e Ballshit më 29 nëntor në ora 13:30.

Të shtunën do të zhvillohen tre sfidat e tjera të javës. Laçi – Skënderbeu dhe Egnatia – AF Elbasani do të luhen në ora 13:30, ndërsa në 16:30, Dinamo City do të përballet me durrsakët e Teutës.

Java do të mbyllet me duelin më të rëndësishëm, Tirana – Partizani, që do të luhet të dielën e 1 dhjetorit dhe do të startojë në ora 19:00.

Abissnet Superiore – Java 15

Bylis – Vllaznia 29.11.2024 13:30

Laçi – Skënderbeu 30.11.2024 13:30

Egnatia – AF Elbasani 30.11.2024 13:30

Dinamo City – Teuta 30.11.2024 16:30

Tirana – Partizani 01.12.2024 19:00

Related posts

JUVENTUSI KËRKON TË PËRFORCOHET/ Sulmuesi i Çelsit dhe ish-i i Barcelonës në “radarët” e bardhezinjve

F.autor

GJIGANDI GJERMAN RRIT OFERTËN/ “Bavarezët” ofrojnë 33 milionë euro për talentin e Chelseat

Delo.autor

HUMBJA ME ANGLINË/ Kombëtarja zbret një pozicion në renditjen e FIFA-s! Kosova ngjit dy shkallë, prin Argjentina

F.autor

Leave a Comment