Futboll Sport

KLUBI I MUÇIT PREKET NGA KRIZA FINANCIARE/ Presidenti jep dorëheqjen

Beshiktashi pret sot në orën 18:45 Makabin e Tel Avivit në një ndeshje ku rezultati ka dalë në plan të dytë. Shoqëria bardhezi ndodhet në mes të një krize të fortë financiare pasi në dy muajt e fundit stafi teknik dhe lojtarët nuk janë paguar.

Për këtë motiv ditën e djeshme ka dhënë dorëheqjen presidenti i klubit Hasan Arat. Sipas medieve turke klubi ka marrë një ultimatum nga UEFA, e cila kërcënon me heqjen e liçencës në rast se pagat e prapambetura nuk do të shlyhen brenda 30 ditëve.“Këto janë gjëra që ndodhin, po punojmë fort për të gjetur një zgjidhje. Të tilla probleme i ka kaluar secili klub”, tha presidenti i larguar, Arat

Related posts

ZYRTARE/ Egnatia “peshkon” tek Shkupi, firmos akordin me mesfushorin Iseni. Ja detajet e kontratës…

Delo.autor

CONFERENCE LEAGUE/ Laçi mposhtet 0-3 nga Anderlecht në “Elbasan Arena” dhe thuajse eliminohet

Delo.autor

SHITJA E HAKIM TEK INTER PËR 50 MILIONË EURO/ “Marca” sulmon ashpër Real Madrid: Këto çudi vetëm aty ndodhin…

Delo.autor

Leave a Comment