Futboll Sport

“ABISSNET SUPERIORE”/ Përzgjidhet formacioni & trajneri më i mirë i javës së 18-të

Kampionati “Abissnet Superiore” uli siparin e fazës së dytë me dy ndeshjet e luajtura të dielën, Teuta – Egnatia (2-1) dhe Skënderbeu – Bylis (2-2). Ashtu si zakonisht, trajnerët e ekipeve kombëtare kanë përzgjedhur Top 11-shen më të mirë të javës së 18-të, duke nisur nga porta, te 4 mbrojtësit, 3 mesfushorët dhe 3 sulmuesit.

Portieri më i mirë i javës është përzgjedhur Klevis Hasanbelli i ekipit të Bylisit. Katërshja e mbrojtjes përbëhet nga: Esat Mala (Vllaznia), Dynel Simeu (Teuta), Emiljano Musta (AF Elbasani), Lorran (Dinamo City).Sakaq, tre mesfushorët më të dalluar të javës janë: Klevi Qefalija (Dinamo City), Arli Përgjoni (Bylis) dhe Serxho Ujka (Egnatia).

Në majën e sulmit qëndron këtë javë Baton Zabërgja (Dinamo City) ndërsa krahët përbëhen nga Tedi Cara (Partizani) dhe Kevin Dodaj (Vllaznia).

Trajneri i javës është përzgjedhur Ilir Daja.

Related posts

E FUNDIT/ QAKA rikthehet zyrtarisht tek Poli Iasi, arrihet marrëveshja me Steauan

Isa.Autor

REALIZOI TRIPLETË NË FITOREN NDAJ BARCELONËS/ Ylli Mbappe i dhuron fanellën e tij personazhit të njohur (VIDEO)

Delo.autor

“RINGJALLET” MILAN/ Mbrojtësi Hernandez i dhuron fitoren në frymën e funidt

Delo.autor

Leave a Comment