Futboll Sport

JASIR ASANI KËRKON LARGIMIN NGA GWANGJU/ Mësohen tre klubet e interesuara! Çmimi për sulmuesin e Kombëtares

Jasir Asani është i lidhur me Gwangju në Korenë e Jugut deri në dhjetorin e 2025, atëherë kur skadon kontrata mes palëve. Nga Azia e largët bëjnë me dije se pas sulmuesit anësor të Kombëtares janë tre klube, me Gwangju që kërkon 1 milionë euro për ta lënë të lirës 29-vjeçarin në janar.

Dario Focardi, një ekspert i merkatos në Azi sa i takon futbollit, tregon se Jeonbuk në Korenë e Jugut si edhe Vissel Kobe e Yokohama në Japoni janë pas Asanit.

Sulmuesi i Kombëtares kaloi një gjysmë të dytë sezoni të shkëlqyer me Gwangju, ku në 20 ndeshje shënoi 10 gola, shtatë prej të cilëve në Ligën e Kampioneve duke qenë shënuesi më i mirë.

Related posts

FORMA E SHKËLQYER NË KAMPIONATIN SLLOVEN/ Mesfushori Çekiçi zbulon ofertat: Më kërkojnë në Spanjë dhe Poloni, në janar…

Delo.autor

Formacionet zyrtare: Betis – Barcelona

Q.Autor

FITORJA ME PËRMBYSJEN E MILANIT/ Shikoni festën e çmendur prej “ultrasi” të Krudelit (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment