Futboll Sport

DËMTOHET SËRISH BROJA TE EVERTONI/ Viti 2025 nis keq për sulmuesin e Kombëtares

Sulmuesi shqiptar Armando Broja është dëmtuar sërish gjatë ndeshjes së Bournemouth dhe Everton. Broja nuk ka arritur ta qëllojë saktë topin duke i shkaktuar një lëndim.

Ai ka qëndruar në tokë për disa çaste deri sa e ka patur të pamundur të aktivizohet sërish. Ai ka lënë fushën më minutën e 32-të të ndeshjes, fatmirësisht diç duket, dëmtimi nuk ka të bëjë me lëndimin e tij të mëparshëm në këmbë.

Kjo ishte ndeshja e dytë radhazi që sulmuesi luante titullar tek Evertoni, dhe e pesta gjithsej për këtë sezon në kampionat, ndërsa mungoi gjatë.Tashmë duhen pritur analizat mjekësore, dhe shpresa është që Broja të mos ketë problem të rëndë, që mund ta pengojë këtë sezon në Angli dhe me kombëtaren shqiptare.

Related posts

PËRFITON NGA HAPËSIRA NË MBROJTJE/ Obafemi zhbllokon sfidën ndaj Chelseat me një “PERLË” (VIDEO)

Delo.autor

MË I MIRË SE CR7 DHE ICARDI/ Zbulohet “mbreti” i sulmuesve në Serie A

Isa.Autor

TRADHTON “JASHTËTOKËSORIN”/ Legjenda Henry: Ja kush ka qenë shoku më i mirë i skuadrës që kam patur

Delo.autor

Leave a Comment