Futboll Sport

INTERI NË FINALEN E SUPERKUPËS/ Asllani shkëlqen në mesfushë! Notë pozitive për Gjimshitin

Interi fitoi 2-0 kundër Atalantës në gjysmëfinalen e Superkupës së Italisë dhe pret sot ndeshjen Juventus – Milan për të mësuar rivalët e finales së madhe që luhet më 6 janar.

Dopieta e Dumfries bëri që djemtë e Simone Inzaghit “të likuidonin” bergamaskët të cilët janë në krye të Serie A. Në këtë sfidë pati edhe derbi mes shqiptarësh, paçka se Asllani dhe Gjimshiti morën minuta nga stoli.

Berati u fut në minutën e 62-të dhe u vlerësua me notën 6.8 teksa pati edhe një shans të mirë për gol në fundin e ndeshjes. Kristjani u fut në vend të Calhanoglu në minutën e 68-të dhe u vlerësua me notën 6.7, teksa u vunë re pasimet e sakta të tij.

Related posts

U largua nga Skënderbeu?/ Trabzonspori, 200 mijë euro Chievos për Alie Sowe

Sadik.Autor

TËRHIQET ICARDI/ Wanda Nara lëshon mesazhe paqeje me Interin dhe tifozët (FOTO)

Delo.autor

E BUJSHME NGA ITALIA/ Igli Tare pranë “divorcit” me Lacion, gati të jetë pjesë e FSHF-së. Zbulohen skenaret e mundshëm

F.autor

Leave a Comment