Futboll Sport

LAÇI NË SHËNJESTËR/ Ka “luftë” për një vend në sulmin e Partizanit

Partizani dje ka zhvilluar stërvitjen e dytë në funksion të ndeshjes së të dielës në Laç, e vlefshme për javën e 23-të të Kategorisë Superiore. Trajneri Veselinoviç ka lënë pas analizën e ndeshjes së shkuar dhe gabimet e ndodhura atje dhe është përqendruar te përballja e radhës, ku do të synohet rikthimi te fitorja në kampionat.

Përveç Gjergji Kotes, të gjithë lojtarët janë gati për të startuar, me Veselinoviç, që do të bëjë zgjedhjet e tij në ditët në vijim. Më vëmendje do të ndiqet situata e sulmuesit të sapoardhur, Blesing Eleke, i cili prej gjashtë muajsh nuk ka luajtur asnjë ndeshje dhe nuk është stërvitur me një ekip. Ai gëzon formë të mirë atletike, por duhet të fitojë ritmin e ndeshjes.Te Partizani e kanë pëlqyer atë çka ai ka treguar në stërvitje dhe ka krijuar përshtypjet e një lojtari që mund të krijojë diferencën. Pritet të ketë një konkurrencë të fortë për një vend mes tij, Bintsukës dhe Kekos.

Related posts

Serbia ndalon në kufi karateistët kosovarë, reagon KOK-u

Sadik.Autor

FIFA ndryshon mënyrjen e llogaritjes së pikëve në renditje, miqësoret nuk do të kenë më vlerë

Sadik.Autor

MANE zbulon objektivat e Liverpulit/ Duam titullin me veshë të mëdhenj, jam më i shpejtë se…

Isa.Autor

Leave a Comment