Futboll Sport

KATEGORIA E PARË/ Kukësi rrezikon mbijetesën, Besa fiton 2-1! Të hënën dy sfidat e fundit

Kategoria e Parë e futbollit në vend zhvilloi ndeshjen e katërt për javën e 23-të. Këtë të diel në fushën e Plugut në Lushnje, Besa fitoi si vendase 2-1 kundër Kukësit.

Kavajasit që vijojnë të jenë pa një stadium e shohin veten të migrojnë çdo dy javë për të gjetur një shtëpi dhe paçka se i zhvillojnë të gjitha ndeshjet në udhëtim janë pretendentë për Superligën.

Sot ndeshja u zhbllokua nga Abdulai në minutën e 26-të, ndërsa Patric Nonato në fundin e pjesës së parë i dha skuadrës së Emiliano Çelës avantazhin e dyfishtë. Kukësi mbeti me dhjetë lojtarë në minutën e 45+4, pasi Malaj doli me karton të kuq. Edhe pse verilindorët shkurtuan me Avdiun në fillimin e pjesës së dytë, suksesi foli për Besën, me trajnerin Çela që mposhti ish-ekipin e tij.

Kategoria e Parë nisi të shtunë me tre duele dhe raundin e 23-të do e mbyllë të hënën me dy përballje që nisin në orën 13:30.

Kategoria e Parë, raundi 23 – 13:30

E shtunë, 15 shkurt 2025

Flamurtari 2-0 Valbona

Lushnja 1-0 Kastrioti

Vora 2-0 Erzeni

E diel, 16 shkurt 2025

13:30 Besa 2-1 Kukësi

E hënë, 17 shkurt 2025

13:30

Pogradeci – Apolonia

Burreli – Korabi

Renditja:

Related posts

PA VDEKJEN ME SY 21-VJEÇ/ Mjekët donin t’i hiqnin gjysmën e mushkërive, ja drama e Thiago Silva

Delo.autor

BRAZILIANI “KËMBË ARTË”/ MESSI “pagëzon” Xavin e ri te Barcelona, ka stilin e La Masias

Isa.Autor

JUVE-INTER MË 9 MARS/ Shpërthen presidenti Zhang: Këta janë palaço, po na rrezikojnë shëndetin e lojtarëve

Delo.autor

Leave a Comment