Futboll Sport

MË I KËRKUARI TEK MILANI/ Theo: Zhgënjimi është i jashtëzakonshëm

Milani u eliminua nga Champions League dhe Theo Hernandez u kritikua shumë pas daljes me karton të kuq në barazimin 1-1 kundër Feyenoord që solli edhe largimin e kuqezinjve nga Evropa.

Mbrojtësi ka reaguar dhe ka thënë se ka një zhgënjim të jashtëzakonshëm.

“Futbolli është i paparashikueshëm, na ofron gëzime të mëdha, por edhe momente të dhimbshme. Sot ndjej një zhgënjim të jashtëzakonshëm. I kërkoj falje shokëve të skuadrës që u lashë me 10 lojtarë në fushë. Kërkoj falje edhe tifozëve që na mbështesin gjithmonë. Ky klub është një familje dhe do të ringrihemi së bashku. Të ringrihemi së bashku, duke filluar nga unë. Forca Milan”, shkruan mbrojtësi.

Përtej një lloj faljeje, mediet në Itali bëjnë me dije se Milani duket se i ka prerë një gjobë të majme mbrojtësit francez.

Related posts

Refuzoi Man United dhe Juventus/ Atletico shpërblen mbrojtësin amerikano-jugorë

Isa.Autor

TREGON MOMENTIN KUR RA NË DASHURI ME DORTMUND/ Haaland: Isha me babain tim dhe po shikoja një ndeshje në TV…

Delo.autor

Formacionet zyrtare: Dortmund – Salzburg

Q.Autor

Leave a Comment